Seanca e sotme plenare e Kuvendit u shty për shkak të bllokimit të foltores dhe karriges së ministrave nga deputetët e opozitës. Deputeti socialist, Erion Braçe tha se do të ketë një vendimmarrje për deputetët e opozitës që bllokuan parlamentin.
“Kanë 33 vite që protestojnë për Saliun, që Europa ta pranojë Saliun dhe ne ta pranojnë për kryetar PD-je. Këta të Lulit nuk kanë ardhur. Mua më kanë marrë vetëm kartën. Pastaj ata nuk duan karrige deputeti, duan karrige qeverie.
Pa pushtet ata nuk ekzistojnë. Karriget e deputetëve i kanë lënë, kanë marrë karriget e ministrave, por nuk janë në gjendje t’i marrin me votë.
Deputetët që janë agresivë, një Albana Vokshi është e tmerrshme, ka hipur atje sipër ku rri kryetarja e Kuvendit dhe për këta tipa patjetër do të ketë…Një nga deputetët e PD-së më thoshte dje me mesazhe që ju nuk na njihni ne si PD” tha ai.
Opozita kthen “përmbys” parlamentin! Mbyllet seanca, Noka: Do na përjashtojnë!









