Një makinë tip “BMW” është përfshirë nga flakët në ecje rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”.
Nga flakët kanë marrë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, 35-vjeçari me inicialet E. Sh. dhe 41-vjeçari me inicialet D. Sh.
Ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Pas rënies së zjarrit shoferi ka devijuar rrugën dhe ka përfunduar në kanal
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.