Luiz Ejlli ishte mbrëmë i pranishëm në në Prishtinë për të promovuar filmin “Në kuadër të dashurisë”.
Bashkë me të ishin edhe disa prej yjeve të filmit, përfshirë protagonisten Olta Gixhari.
Mirëpritja për kastin ishte e jashtëzakonshme, një numër i madh i fansave të tyre u mblodhën për t’i parë nga afër.
Pas premierës, artisti ka ndarë një moment për t’i falënderuar fansat në Kosovë që ishin të pranishëm.
Ejlli postoi një video ku shihet i rrethuar nga admiruesit e tij teksa realizonte foto me disa prej tyre.
“Përulem para jush o familja ime e dytë,” ka shkruar Luizi në mbishkrimin e postimit.
View this post on Instagram