-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-ja dërgon luftanije shtesë në Izrael, në gatishmëri 2 mijë trupa

Kryesoret

Pak orë pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 tetor, Shtetet e Bashkuara filluan t’i dërgojnë luftanijet dhe avionët luftarakë në rajon për të qenë të gatshme për ta ndihmuar Izraelin me çfarëdo që i nevojitet për t’iu përgjigjur grupit militant.

Të martën e 17 tetorit, luftanije shtesë dhe trupa amerikane u nisën drejt Izraelit, ndërsa trupa të tjerë në SHBA po përgatiten për t’u zhvendosur atje nëse iu kërkohet.

Një aeroplanmbajtës amerikan dhe flota e tij detare janë vendosur tashmë në lindje të Detit Mesdhe, ndërsa një tjetër është rrugës për atje.

Për më tepër, tri luftanije të marinës amerikane janë nisur drejt Mesdheut. Dhjetëra avionë luftarakë janë dërguar nëpër bazat ushtarake amerikane rreth Lindjes së Mesme, ndërsa forcat amerikane për operacione speciale po punojnë me Ushtrinë e Izraelit në planifikim dhe inteligjencë.

Deri të martën, pesë dërgesa me armë dhe pajisje amerikane kanë mbërritur në Izrael.

E tërë kjo përgatitje pasqyron shqetësimet e shtuara të Shteteve të Bashkuara se lufta vdekjeprurëse mes Hamasit dhe Izraelit do të përshkallëzohet dhe përhapet në një konflikt më të gjerë rajonal.

Prandaj, misioni kryesor i luftanijeve dhe avionëve luftarakë të Amerikës është prania e madhe dhe e dukshme e cila do ta frenojë Hezbollahun, Iranin apo të tjerët nga shfrytëzimi i kësaj gjendje./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit