Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Peter Stano ka folur edhe njëherë për vizitën e pesë zyrtarëve nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Serbi.
Sipas Stano të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, si dhe këshilltarët kryesorë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do të udhëtojnë në Kosovë dhe Serbi të shtunën për të siguruar përparimin në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe uljen e tensioneve pas sulmit në Banjskë.
Stano tha për agjencisë Beta se pesë zyrtarët do të shkojnë në takime me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç me pritshmëri të qarta se të dyja palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte”.