Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona pasi mësohet se ata pak ditë më parë kanë vjedhur një makinë tip “Benz” në Yrshek.
Mësohet se ata pasi kanë vjedhur makinë i kanë pjesët dhe i kanë shitur në pika të ndryshme në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh.
Pas identifikimit të autorëve nga kontrolli i kamerave policia ka bërë të mundur kapjen e tyre. Të arrestuarit janë 19-vjeçari me inicialet R. N., 46-vjeçari me inicialet E. N. dhe 43-vjeçari me inicialet G. N.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.