-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirimi i Pantiç, Sveçla: E bleu lirinë me para të krimit!

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhela Sveçla ka reaguar pas lirimit të Dejan Pantiç

Sveçla është shprehur se Pantiç është liruar me para të krimit, teksa ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, ka sulmuar Policinë dhe objektet e KKZ-së vitin e kaluar.

“Mos të harrojmë që një pjesë e konsiderueshme të kriminelëve që vepronin në veriun e vendit tonë e që sulmuan institucionet e Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, pjesëtarët e misioneve të huaja dhe gazetarët, janë lënë të lirë në këtë formë. Mund të supozojmë pastaj se me çfarë aktivitetesh janë marrë sërish këta persona,” shkruan në reagimin e tij Sveçla.

“Po ashtu, veprat për të cilat akuzohen Pantiç dhe të tjerët nuk janë çfarëdo veprash. Ata akuzohen për veprat ndër më të rëndat që parasheh Kodi ynë Penal.

Kësisoj, këto lloj masash nuk i shërbejnë aspak përpjekjeve tona për rend dhe ligj në veriun tonë dhe as drejtësisë. Përkundrazi, ato lehtësisht mund të jenë stimulim për vazhdim të avazit të vjetër.

Askush nuk mund të jetë kaq neglizhent dhe moskokëqarës ndaj punës së paepur, të përditshme, të palodhshme e me shumë sakrifica të organeve tona të sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës.

Puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë, dhe jo vetëm, nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet,” thuhet më tej në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit