Për kryeministrin Edi Rama, në deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron të bëra në Tiranë për pezullimin e vendimit për vizat për Kosovën, nuk ka asnjë ekuivok.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” theksoi se deklarata ishte e drejtpërdrejtë dhe një mesazh që Kosova duhet ta marrë ashtu siç duhet.
“Duke diskutuar më tha që unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë, nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman. (Me nuk do t’i hap rrugë) kishte parasysh vizat”.
Duke kërkuar edhe një herë që faktori ndërkombëtar të dënojë sjelljet e Serbisë, sa i përket sulmit në Banjskë, Rama theksoi se Kosova duhet të kapë momentin dhe të pranojë planin franko-gjerman.
“Kosova duhet ta bëjë uniliteralisht pjesën e vet, as të mos pyesë fare e bën apo s’e bën Serbia. Kjo fjala unë jam gati të firmos, duhet shoqëruar me akte të pa lidhura me Serbisë. Je gati të firmosësh, firmos”.
I pyetur se pse ai dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ulën të ndarë në stadium, kur u zhvillua ndeshja Shqipëri-Çeki, Rama e cilësoi çështje protokolli.