-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takim me zyrtaren e lartë franceze, Bislimi: Serbia është pala bllokuese e marrëveshjes bazike

Kryesoret

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Kosovë, Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim me Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.

Në këtë takim mësohet se ata kanë diskutuar në lidhje me situatën në veri si dhe dialogun me Serbinë.

Zyra e Kryeministrit për mes një njoftimi ka bërë të ditur Bislimi e ka rrëfyer zyrtares së lartë franceze për qëndrimet e palave në dialogun e Brukselit ndërsa ka shtuar se Kosova është palë konstruktive.

“Sa i përket procesit të dialogut, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova në vazhdimësi ka qenë palë konstruktive.

Ndërkohë, përmes shkeljeve të shumta të Marrëveshjes Bazike, Serbia ka dëshmuar se është palë bllokuese në këtë proces.

Në mesin e këtyre shkeljeve, ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke cenuar nenin 4 të Marrëveshjes Bazike.

Po ashtu, Serbia refuzoi dhe nënshkrimin e marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit”, është thënë në njoftim.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit