Një protestues ka ngritur akuza gjatë tubimit të sotëm, duke pretenduar se vajza e tij 12-vjeçare është nxjerrë nga spitali për arsye hakmarrjeje politike, pasi disa të afërm të saj kishin marrë pjesë në protestat kundër qeverisë.
Ai deklaroi se e bija ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se prej 37 ditësh vuan në shtrat. Sipas tij, largimi nga spitali është bërë gjatë natës dhe ai ka kërkuar ndihmën e policisë dhe ambulancës.
“Vajza ime është nxjerrë në 12 të natës. Kam kërkuar ndihmë për ta shoqëruar me ambulancë, por më thanë ta merrja dhe ta çoja ku të doja. Fëmija im rrezikon jetën dhe ka 37 ditë që lëngon në shtrat”, u shpreh protestuesi.









