-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kjo është arsyeja që Berisha i shpëtoi burgut

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka caktuar masë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Për Berishën është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”. Paraprakisht raportohet se për Berishën nuk është dhënë një tjetër masë më e fortë se kjo për shkak të moshës. Sali Berisha është 79-vjeç.

Po ashtu, me kërkesë të SPAK për të njëjtën çështje, është arrestuar mbrëmjen e të shtunës edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Gjithashtu raportohet paraprakisht se u ndalua edhe  biznesmeni Fatmir Bekteshi.

SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist.

Në kallëzim, Balla akuzon Berishën, Malltezin, ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, dhe disa ministra të tjerë të qeverisë Berisha të viteve 2005-2013.

Me dy “non grata” tani i ndalohet të ikë jashtë vendit! Berisha totalisht i izoluar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit