Mjekja Mereme Sela, që Partia Demokratike e eliminoi nga gara përballë Sali Berishës për kryetar të partisë, ka depozituar padinë në gjykatë duke kërkuar pezullimin e procesit. Sela shprehet se përjashtimi është bërë në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj statutore dhe parimit të barazisë në konkurrim.
Mereme Sela i është drejtuar gjykatës me 5 kërkesa:
- Shpallja e pavlefshme absolute e vendimit për skualifikimin e paditëses nga gara për Kryetar të PDSH-së;
- Detyrimi i palës së paditur për rikthimin e paditëses në garë;
- Shpallja e pavlefshme absolute e kandidimit të Sali Berisha;
- Konstatimi i shkeljes së rëndë të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;
- Vendosja e masës së sigurimit të padisë: pezullimi i menjëhershëm i procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit.











