-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Bllokim im për të lëvizur në shkelje të ligjit, jam me imunitet!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se SPAK-u ka kërkuar dhe më pas gjykata ka miratuar kërkesën për bllokimin e lëvizjes së tij jashtë vendit dhe masën detyrim paraqitje në kundërshtim me ligjin sepse është deputet dhe një masë e tillë mund të merrej vetëm nëse kalonte përmes parlamentit, pasi ka imunitet.

Ai (Edi Rama) urdhëroi prokurorët e tij mercenarë, të denoncuar publikisht në këtë sallë, për fshehje dokumentesh, për manipulim dosjesh, për bashkëpunim me krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizje, nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit.

Por, duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012, që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën. Pra, as kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, të cilët sot ndjehen më Sali berishë se kurrë. As kufizimi im për të lëvizur në Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve parlamentare. Por në vendin ku prokuroria është thjesht një seksion i PS, mund të merret çdo vendim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit