-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta Izrael-Hamas, Mitsotakis: Hamasi organizatë terroriste, nuk janë palestinezë

Kryesoret

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në Samitin e Paqes të mbajtur në Kajro ku në fokus ishin zhvillimet e lindjes së Mesme dhe rreziku që mund t’i kanoset rajonit, tha se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Gjithashtu Mitsotakis ka thënë se këto janë momente kritike edhe për rajonin.

“Mesazhi kryesor që duhet të dërgojmë sot është se ne të gjithë e dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij.

Ne vajtojmë humbjen e jetëve dhe dëmtimin e civilëve të pafajshëm nga dhuna në Izrael dhe Gaza pas sulmeve terroriste të 7 tetorit nga Hamasi.

Nga të dyja palët ka viktima të pafajshme. Ka qytetarë që po mbahen peng dhe nuk mund të ketë bisedime për paqe derisa të lirohen.

Hamasi është një organizatë terroriste. Nuk janë palestinezët. Populli palestinez nuk e meriton këtë.

Presidenti Abbas, i cili përfaqëson Autoritetin Palestinez, ka qëndruar me guxim kundër dhunës që nga fillimi i krizës,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit