-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta Izrael-Hamas rrit frikën për armiqësi në SHBA

Kryesoret

Sulmi vdekjeprurës me thikë në Illinois, kërcënimi me armë zjarri drejt protestuesve në Pensilvania, vandalizmi në sinagoga dhe përçmimet e stafit në një restorant palestinez, janë duke e rritur frikën se lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit mund ta shtojë numrin e akteve të dhunës në Shtetet e Bashkuara.

Tensione të tilla për mundësi krimesh kundër hebrenjve dhe myslimanëve shpërfaqen sa herë që shpërthen ndonjë konflikt në Lindje të Mesme dhe sa herë vriten apo merren pengje amerikanët.

“Ne përballemi me kërcenim të dyfishtë për komunitetet besimtare amerikane,” ka thënë Brian Levin, drejtor i Qendrës për Studime të Ekstremizmit dhe Urrejtjes në Universitetin e Kalifornias, San Bernardino.

Ndonëse është shumë herët për të vendosur nëse krimet kundër myslimanëve dhe kundër hebrenjve janë rritur përgjatë luftës, krimet me bazë urrejtje janë rritur në SHBA vitin e kaluar.

Në raporton vjetor të lëshuar më 16 tetor, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka vlerësuar se krimet e bazuara në urrejtje janë rritur për 7 për qind, përkatësisht 11.634 raste më 2022, në krahasim me vitin paraprak.

Me 1.124 incidente, sulmet kundër hebrenjve kanë qenë të dytat më të shpeshta që janë raportuar, pas rasteve kundër amerikanëve me ngjyrë.

Sipas raportit, janë regjistruar 158 incidente të raportuara kundër myslimanëve dhe 92 raste kundër arabëve.

Megjithatë, organizatat e shoqërisë civile besojnë se edhe para sulmeve të Hamasit në Izrael, të dhënat për krime nuk e kanë reflektuar realitetin, për shkak të mungesës së të dhënave të departamenteve policore lokale dhe frikës së brendshme në mesin e popullsisë myslimane, ka thënë Robert McCaw, drejtor për çështje qeveritare në Këshillin për Marrëdhënie Amerikano – Islamike./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit