Mbrëmjen sotme, policia ka arrestuar në ambjentet e aeroportit të Rinasit dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltetin.
Pas dhëndrit Berishës është arrestuar edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, bashkëpronar me Malltezin te kompleksi “Partizani”.
Malltezi është vënë në pranga në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Teksa nga momenti në moment pritet dalja e Sali Berishës në një konferencë urgjente për shtyp, mësohet se në ambjente t e selisë blu kanë mbërritur deputetët Flamur Noka, Luciano Boçi, Bardh Spahia.
Përveç këtyre të fundit, sipas informacioneve të deri tanishme, pranë selisë kanë mbërritur edhe simpatizantë dhe militantë demokratë.
Pas dhëndrit të Berishës arrestohet ndërtuesi i kompleksit “Partizani”
Vjen reagimi i parë nga Paloka për arrestimin e dhëndrit të Berishës
Po priste bashkëshorten në Rinas? Si u prangos dhëndri i Berishës