Bashkia e Lezhës njofton qytetarët që të marrin masa pasi sonte parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si pasojë e motit të keq. Stafi i emergjencave civile, bashkia thotë se do të jetë në krye të detyrës prandaj ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit për qytetarët që do të kenë nevojë për ndihmë.
Erë, stuhi dhe bubullima! HARTA-Qytetet ku do të bjerë shi në Shqipëri
“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas orës 24:00 priten reshje të dendura shiu! Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si pasojë e sasisë së lartë të shiut.
Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049” mbyllet njoftimi.