-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani në takim me deputeten britanike: Të merren masa ndaj Serbisë

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përsëritur kërkesën ndaj komunitetet ndërkombëtar gjatë një takimi të premten me deputeten britanike, Alicia Kearns, për ta ndëshkuar Serbinë për sulmin e muajit të kaluar në veri të Kosovës.

Presidenca e Kosovës njoftoi të shtunën se Osmani e priti dje në takim Kearnsin, e cila kishte paralajmëruar në fillim të korrikut për kontrabandë të mundshme me armë në veri të Kosovës.

Rreth dy muaj para sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçait më 24 shtator ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku Kearns kishte thënë se “armët po kontrabandohen në autoambulanca dhe më pas po ruhen në objektet e kishave”.

Policia e Kosovës ka gjetur arsenal të jashtëzakonshëm armës në veri pas sulmit, për të cilat tha se janë futur në Kosovë përmes Serbisë.

Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për deputeten britanike, Alicia Kearns, për përkrahjen e jashtëzakonshme për Kosovën dhe popullin e saj.

Ajo po ashtu shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e saj të vazhdueshëm për të ngritur vetëdijen për rreziqet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova dhe tërë Ballkani Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Takimi me deputeten Kearns u përqendrua në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë “pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator”, sipas njoftimit të Presidencës.

Presidentja Osmani ka theksuar se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, përderisa vazhdojnë hetimet nga partnerët ndërkombëtarë “dëshmojnë se Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndaj ka kërkuar që të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj Serbisë.”/REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit