Pesë emisarët e BE-së, që ndodhet sot në Prishtinë për t’u takuar me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kanë sjellë sipas mediave, draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre.
Që prej prezantimit të planit franko-gjerman, Perëndimi ka insistuar që pala kosovare të dalë me një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që shihet si pjesa kyçe e marrëveshjes. Nga pala kosovare nuk ka pasur ndonjë lëvizje.
Ideja që ndërmjetësi të sjellë në negociata draft-statutin është diskutuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës nga data 21 deri më 25 gusht. Por, zhvillimet në Veri, ose më saktë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ka shtyrë gjithçka.