-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sakati” blinte kallashët! Dumani vriste, “Krymi” çonte çantat me Euro!

Kryesoret

Arsen Preçi, njeriu që u arrestua në muajin shkurt 2023 në Elbasan për autorësinë e “BMW X6” të vjedhur dhe mbushur me 3 automatikë dhe dy bidona me benzinë, është personi që ka furnizuar me zarfe dhe çanta me euro, Nuredin Dumanin dhe Aleksandër Bahon.

Preçi, ka shërbyer si postier midis Erjon Alibej (i njohur si “Krymi”) dhe Nuredin Dumanit, por edhe midis Sandër Bahos (Sakatit), përmes së cilit Alibej siguronte armë të ndryshme nga pistoletat, automatikët modernë dhe tomsonët, që përdoreshin në ngjarjet kriminale.

“…Arsen Preçi, e njihte Nuredinin dhe familjen e tij, por nuk ka patur dijeni se me çfarë mereshe Nuredini dhe as nuk i kam shpjeguar asnjë gjë në lidhje me Nuredinin. Dhe për shumën e eurove që dërgonte tek Nuredini, nuk ja kam shpjeguar shkakun se pse duhej t’ia çonte Nuredinit…”-ka treguar i penduari Erjon Alibej.

“…e kam shpjeguar edhe në dëshmitë e mëparshme se nëpërmjet Sandër Bahos, kemi siguruar armë të ndryshme nga një person që njihet me pseudonimin “X”, i cili është tregtar armësh. Kam diskutuar me Sandër Bahon dhe i kam shpjeguar që nga “X”-si të blinte armë zjarri që mund të na nevojiteshin për t’ia dhënë Nuredin Dumanit, për çfarë nevojash do kishte Nuredin Dumani.

Unë i siguroja shumën e lekëve Sandër Bahos për armët që ia blinim “X”-sit. Eurot ose lekët, Bahos ia dërgoja nëpërmjet Arsen Preçit. Arseni nuk ka patur dijeni se për çfarë ishin këto shuma parash. Pagesat e armëve të zjarrit ishin nga 1 mijë euro deri në 3500 euro. Armët që blinim ishin të llojeve të ndryshme, kallash, pistoleta, por me detaje nuk i di modelet e armëve…”, ka treguar para prokurorëve dhe oficerëve të BKH, Erjon Alibej, shkruan gazetari Elton Qyno.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit