-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Malltezit dhe akuzat ndaj Berishës, Këlliçi: Shkelje e qartë e ligjit, përndjekje politike

Kryesoret

Pas arrestimi të dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi si dhe detyrim paraqitja e ish-kreut të PD-së ka ardhur edhe reagimi i Belind Këlliçit.

Për mes një reagimi në rrjete sociale Këlliçi e cilësuar si ndjekje politike masat e marra ndaj ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij.

“Arrestimi i Jamarbër Malltezit është një shkelje e qartë e ligjit, për shkak se më shumë sesa një hetim i pastër ligjor, është dukshëm një përndjekje e pastër politike.

Jo vetëm sepse ai është familjar i Sali Berishës, por për shkak se zullumi i rilindjes ka arritur atë kulm, sa lypset një kurim, duke hedhur prangat padrejtësisht në anën tjetër.

Duhet një zhurmë shumë e madhe për të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve, ku denoncues kryesor ka qenë vetë Jamarbër Malltezi që nga dita e parë e bërjes publike të këtij skandali, aferë kjo e cila sapo ka shpalosur tashmë ideatorët dhe përfituesit kryesorë, që quhen Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Jam mbështetes i drejtësisë dhe zhdukjes së pandëshkueshmërisë pa asnje kufizim. Por një drejtësi me agjendë të pastër politike, që nuk është e verbër para ligjit, por mban një sy hapur për të qenë në rregull me pushtetin, nuk i shërben aspak vendit.

Shoë dhe spektakli i gatuar në kuzhinën mediatike të qeverisë është një standard i cili duhet të refuzohet me përbuzje nga çdo qytetar.

Ish hetuesi i diktaturës Kraja, i cili ka shkelur Kushtetutën e vendit duke kufizuar lirinë e Sali Berishës pa asnjë vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë, do duhej që në fakt sot të kishte çuar para drejtësisë me prova e me fakte Edi Ramën bashkë me Erion Veliajn dhe tërë shpurën e tyre që kanë 10 vite që grabisin pasuritë publike dhe të ardhmen e shqiptarëve”, shkruan Belind Këlliçi.

Privatizimi i kompleksit, Dosja e SPAK: Ja cilat ligje ndryshoi Berisha për të favorizuar dhëndrin

“Më ka bërë presion edhe Shkëlzen Berisha,” Laçi: Më ofruan 500 mijë euro për të mbyll gojën

Dhëndri i Berishës në burg, Bektashi shfaqet te zyrat e “Kontakt”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit