30 minuta pas mesnate, Sali Berisha u largua nga selia e PD-së, i shoqëruar nga deputetë dhe simpatizantë.
Deklaroi se dy agjentët e policisë që i shkuan në seli për t’i komunikuar vendimin e gjykatës së Posaçme nuk i takoi duke argumentuar se po shkelet Kushtetuta.
Autorizimi për kufizimin e lirisë, tha se më parë duhet të kalojë përmes parlamentit.
“Deputetit nuk mund ti kufizohet liria pa autorizim të parlamentit. Në vitin 2012 unë kam çuar ligjin që të mos ekzistojnë asnjë nga këto (imuniteti), por kundërshtari më i egër i atij ligji ishte Rama.
Gjykata e bllokoi, Bylykbashi: Berisha nuk firmosi, do ngremë demokratët në këmbë
Tani në panik të tmerrshëm, pasi e di që beteja është pa kthim, kishte dërguar oficerë të lartë dhe cfarë është e vërteta, jo nga prokuroria, por policia, që nuk mund të vinin kurrë, por të shndërruar në mercenarë.
Unë nuk i takova personalisht. Unë do të respektoj kushtetutën, ajo prevalon. Unë s’i takova fare. Po t’i takoja do u thosha “çojani Ramës ta ziejë çaj” tha Berisha.