-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertja: Asociacioni kërkon kushte të përshtatshme sigurie

Kryesoret

Çfarë pret ekspertja e Evropës Juglindore në Fondacionin gjerman Shkenca dhe Politika, Marina Vulovic nga vizita e emisarëve të Quint-it në Prishtinë dhe Beograd?

Deutsche Welle: Të shtunën, të dërguarit e shteteve të Kuint-it udhëtojnë në rajon për të ndërmjetësuar sërish mes Serbisë dhe Kosovës. Çfarë prisni nga bisedimet?

Marina Vuloviç: Pres që të ushtrohet më shumë presion ndaj Serbisë dhe Kosovës për t’u kthyer në dialog dhe për të punuar në implementinmin e marrëveshjes së Brukselit/Ohrit. Ky është shansi i fundit për implementim, pasi vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në BE dhe SHBA, të cilat mund të ndryshojnë prioritetet e Perëndimit në Ballkan. Megjithatë, edhe Serbia do të mbajë zgjedhje në dhjetor, që është një tjetër taktikë shtyrjeje. Fatkeqësisht, nuk llogaris se  Marrëveshja e Brukselit/Ohrit do të zbatohet së shpejti.

DW: Shumë u shpresua se këtë vit mund të arrihet përparim për shkak të situatës gjeopolitike, bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së, BE-së, Gjermanisë dhe Francës dhe Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit. Në vend të kësaj, vetëm këtë vit ka pasur disa përshkallëzime të situatës. fillimisht protestat e majit me disa të plagosur rëndë dhe në shtator sulmi ndaj policisë. Cili është shpjegimi juaj për këto hapa prapa?

Emisarët e Italisë, SHBA-së, BE-së, Gjermanisë dhe Francës. Foto nga data 25 shtator 2023.Fotografi: Office of the Kosovo presidency

Vuloviç: Këto regresione ndodhin sepse Serbia nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, pasi kjo do të nënkuptonte një njohje de facto të Kosovës. Po ashtu, Kosova nuk dëshiron të zbatojë dispozitat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika e destabilizimit të mëtejshëm dhe instrumentalizimit të Asociacionit nga Beogradi. Veprimet destabilizuese në veri të Kosovës e heqin vëmendjen nga trajtimi i çështjeve thelbësore, si njohja reciproke./DW

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit