-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse nuk flenë mjaftueshëm japonezët?

Kryesoret

Qeveria dhe ekspertët paralajmërojnë, se japonezët nuk po bëjnë gjumë mjaftueshëm cilësor, duke rrezikuar probleme shëndetësore, acarim dhe humbje të fokusit në punë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Japonisë i ka bërë thirrje publikut që të flejë më gjatë dhe më mirë, pasi dy raporte të fundit përcaktuan, se japonezët nuk po flenë mjaftueshëm.

Dhe ekspertët theksojnë se mungesa e gjumit është shkaku kryesor i shumë sëmundjeve, ankesave për shëndetin mendor dhe produktivitetit të dobët në vendin e punës.

Autoritetet publikuan listën e udhëzimeve për sasinë e duhur të gjumit në fillim të tetorit (2023) dhe do të nxjerrin një raport të plotë deri në fund të vitit. Lëvizja u nxit pjesërisht nga një studim i kryer në vitin 2021 nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregoi se japonezët flenë mesatarisht shtatë orë e 22 minuta në natë.

Kjo ishte sasia më e vogël e gjumit nga 33 kombet e përfshira në studim. Në Japoni, 37.5% e meshkujve dhe 40.6% e femrave flenë mesatarisht më pak se gjashtë orë në natë.

Një raport i veçantë tregoi rezultate edhe më alarmante, studiuesit nga Universiteti Kombëtar i Singaporit dhe kompania finlandeze e teknologjisë shëndetësore Oura Health Oy përcaktuan se japonezët mesatarisht flenë vetëm 6.1 orë në natë, më pak se subjektet e testimit nga ndonjë prej 34 vendeve të tjera.

Ministria japoneze e Shëndetësisë tani po rekomandon që të rriturit të marrin një minimum prej gjashtë orësh, fëmijët e shkollave të mesme dhe të nivelit të ulët të marrin nga tetë deri në 10 orë dhe fëmijët e shkollave fillore të qëndrojnë në shtrat nga nëntë deri në 12 orë./DW

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit