-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja me 200 faqe: Berisha ka ndikim, mund të prishë provat për “Partizanin”

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja me 200 faqe e privatizimit të kompleksit “Partizani” që arrestuan dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe vendosën masën e detyrimit të paraqitjes për ish-kryeministrin Berisha dhe pengimin e largimit të tij jashtë vendit. Së bashku me ta, në masën detyrim paraqitje është lënë dhe Fatmir Bekteshi, ortak me Malltezin.

Në vendimin e nënshkruar nga gjykatësja Irena Gjoka, shkruhet se Jamarbër Malltezi theksohet se Sali Berisha për shkak të postit që ka pasur, influencës dhe marrëdhënieve që mund të ketë krijuar ndër vite mund të ndikojë në prishjen apo asgjësimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi.

“Për të hetuarin Sali Berisha për shkak të funksionit që ka ushtruar më parë në kohën e kryerjes së veprës penale, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrëdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë, ekziston mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi” thotë gjykata.

Lëvizja me dy fronte e dhëndrit të Berishës për të shtënë në dorë “Partizanin”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit