-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizja me dy fronte e dhëndrit të Berishës për të shtënë në dorë “Partizanin”

Kryesoret

Gjykata e Posaçme mbrëmjen e djeshme vendosi që të arrestonte dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe të caktonte masat detyrim paraqitje për ish-kryeministrin duke i bllokuar edhe daljen jashtë vendit, gjithashtu në të njëjtën masë u la edhe biznesmeni Fatmir Bekteshi. Akuzat janë për korrupsion dhe pastrim parash në ndërtimin e kompleksit “Partizani”.

Dosja

Çështja e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani u hetua nga prokurorja Enkeleida Millonai dhe Arben Kraja. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili paditi në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrat e Mbrojtjes Arben Imami, Fatmir Mediu e Gazmend Oketa.

Sipas Ballës, ata kanë përfituar financiarisht duke privatizuar afro 10 mijë metra katrorë tokë në vitin 2008 me një vlerë prej rreth 100.000 dollarësh, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, për të ndërtuar 17 kulla. Lidhur me këtë çështje në SPAK janë thirrur, pikërisht dy ish ministrat e mbrojtjes, Imami dhe Mediu, Genc Ruli në cilësinë e ish- ministrit të Tregtisë, ish- komandanti i mbështetjes logjistike, Vladimir Qirjazi, dhe Isa Tare, ish- drejtuesi i këtij kompleksi.

Por si nisi procedura?

Një vit pasi Sali Berisha vjen në pushtet në 2005 nisin lëvizjet për të privatizuar kompleksin. Ministria e Mbrojtjes i kërkoi ministrisë së Ekonomisë më 13 janar 2006 miratimin e privatizimit të ish-klubit Partizani. Tre ditë pasi ministritë u vendosën në lëvizje, Jamarber Malltezi, bashkëshort i Argita Malltezit merr përsipër tagra përfaqësimi, tek firma ndërtuese ose Komisioni i Kthimit të Pronave, ku ndër të tjera pronarët i japin këtij të fundit 3 – 5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.

Por sipas SPAK-ut, nisur nga tagrat e dhëna, që ishin lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratave me firma ndërtuese për truallin, nuk rezulton e qartë se cilat do të ishin shpenzimet emergjente dhe të paparashikuara, në kundër të të cilave do ti jepeshin Jamarbër Malltezit këto pjesë të pasurive të paluajtshme.

Pas konfirmimit të mësipërm të Ministrisë së Mbrojtjes, me shkresën nr. 48/1 prot date 16.01.2006, rezulton se shtetasi Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i shtetases Argita Malltezi (vajza e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në ketë kohë, shtetasit Sali Berisha), merr përsipër tagrin e përfaqësimit, për t’u lidhur me firma ndërtuese apo përfaqësim në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Përfaqësuarit i kanë dhënë tagra të ndryshme shtetasit Jamarbër Malltezi, ku ndër të tjera vënë në dispozicion të këtij të fundit, 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.

Megjithatë, nisur nga tagrat e dhëna, që është lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratës së parë që vë në dispozicion firma ndërtuese për truallin e tyre, nuk rezulton e qartë se cilat do te ishin shpenzimet emergjente dhe të paparashikuara, në kuadër të të cilave do të jepeshin shtetasit Jamarbër Malltezi këto pjesë të pasurive së paluajtshme” thotë SPAK-u.

Por 8 muaj pas kësaj shkrese vjen kundërshtimi i parë. Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve me drejtues Maliq Hebrën i dërgon Komandës mbështetëse në datën 9 gusht 2006 listën e pronave të përfshira në planin e përhapjes së FA-ve ku mes tyre është edhe prona me emërtimin Klubi i Futbollit Partizani. Shkresa bie në kundërshtim me listën e pronave të planit të përhapjes të miratuar nga zv. Sheft i Shtabit, General Major Luan Hoxha. Megjithatë për të tejkaluar ngërçet sipas SPAK-ut Sali Berisha ka vendosur në dispozicion administratën për t’i hapur rrugën nismës së dhëndrit.

SKEMA/ SPAK: Si u lëvizën “fijet” për t’i dhënë “Partizanin” dhëndrit të Berishës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit