Përkundër marrëveshjes që kanë, Kosova dhe Serbia nuk bashkëpunojnë lehtësisht në çështjet penale.
Këtë vit, madje, Serbia ka ndaluar plotësisht të kërkojë nga Kosova të dhëna për lëndë të caktuara gjyqësore, edhe pse u është përgjigjur disa kërkesave të Kosovës.
Dy vendet kanë arritur Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Marrëveshja është amendamentuar në vitin 2015 dhe, në bazë të saj, palët shkëmbejnë kërkesa gjyqësore përmes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Duke iu përgjigjur Radios Evropa e Lirë, Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Prishtinë (EUSR) tha se, gjatë viteve të fundit, “një numër i madh rastesh – qofshin ato kërkesa apo përgjigje janë shkëmbyer me sukses nga palët, përmes EUSR-së”.
EUSR-ja i ofroi REL-it të dhëna nga viti 2020 deri në shtator të këtij viti, sipas të cilave, Kosova ka bërë 1.460 kërkesa në Serbi për lëndë të ndryshme gjyqësore, ndërsa përgjigje ka marrë në 415 prej tyre.
Serbia ka deklaruar se nuk ka hequr dorë nga kjo marrëveshje, por, në anën tjetër, nuk ka ekzekutim të kërkesave, nuk ka përgjigje nga ana e tyre që disa muaj”.
Serbia, gjatë periudhës së njëjtë kohore, i ka dorëzuar Kosovës 596 kërkesa, ndërsa përgjigje ka marrë për 1.050, pasi shumë prej tyre kanë përfshirë përgjigje në kërkesat e bëra para vitit 2020.
Në nëntë muajt e parë të këtij viti, sipas EUSR-së, Kosova ka bërë 211 kërkesa dhe përgjigje ka marrë për 17. Serbia, në anën tjetër, asnjë kërkesë, asnjë përgjigje.
EUSR-ja nuk komentoi më shumë në lidhje me shifrat, por theksoi se Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike “është e rëndësishme”, sepse “u mundëson palëve ta përmirësojnë bashkëpunimin gjyqësor”./REL
Artikulli i plotë këtu.