Mesditën e sotme drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkuar në SPAK. Ende nuk dihet arsyeja e vizitës në prokurorinë e posaçme në një moment kur kryefjalë është dosja e privatizimit të kompleksit “Partizani”. Më herët në SPAK shkuan zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë.