-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Kryesoret

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan paraqiti sot në Asamblenë Kombëtare një projektligj për ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO, njoftoi presidenca turke.

“Protokolli i pranimit të Suedisë në NATO u nënshkrua më 23 tetor 2023 nga presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe u dërgua në Asamblenë e Madhe Kombëtare,” thuhet në postimin e presidencës në platformën X.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Anëtarësimi i Finlandës u vulos në prill, duke shënuar një zgjerim historik të bllokut të mbrojtjes perëndimore, por aplikimi i Suedisë u bllokua nga Turqia dhe Hungaria.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit