-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër në 14:00 seanca në gjyq për Sali Berishën

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka vendosur që nesër në orën 14:00 të caktojë seancën ku Sali Berisha duhet të shkojë të përgjigjet dhe të njihet me dy masat e sigurisë, detyrim paraqitje dhe bllokimin e lëvizjes jashtë vendit.

“Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancen gjyqesore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale”, thuhet në reagim.

Deri tani ish-kryeministri ka refuzuar që të marrë dijeni për masat. Ai ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë dijeni deri në momentin që SPAK-ut t’i drejtohet parlamentit që më parë t’i hiqet imuniteti dhe pastaj të shkonte të përballej me drejtësinë.

Sot ishte seanca për dhëndrin e Berishës Jamarbër Malltezi dhe biznesmenin Fatmir Bektashi për aferën e kompleksit “Partizani”. Sali Berisha, dhëndri dhe biznesmeni akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit