“Dy leje i ka dhënë Edi Rama. Lejet e shesh-ndërtimeve i ka dhënë Edi Rama. Katër leje i ka dhënë Erion Veliaj, të tjerat i ka dhënë Lulzim Basha”.
Kështu deklaroi sot Sali Berisha duke përfshirë në dosjen e ndërtimit të 17 pallateve mbi truallin e ish-kompleksit “Partizani”.
Por, Lulzim Basha ka reaguar duke kërkuar që drejtësia të veprojë për cilindo që ka akuzuar me pushtetin. “Qëndrimi është i qartë.
Drejtësia të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pushtetin përmes korrupsionit“ është qëndrimi i Bashës, nëpërmjet zëdhënëses se PD-së Mirela Karabina.
Të gjithë brenda! Berisha: Lejet për 17 kullat e dhëndrit i dha Rama, Basha dhe Veliaj