-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli: Nëse Hamasi liron 212 pengjet dhe dorëzohet pa kushte, lufta mbyllet

Kryesoret

Tani janë 212 izraelitë që mbahen peng nga Hamasi. Zëdhënësi i komunikimit ndërkombëtar  i ushtrisë izraelite (IDF)  theksoi se trupat tokësore të vendit të tij  “ndoshta” nuk do të pushtojnë Gazën nëse Hamasi “dorëzohet pa kushte”.

Nënkoloneli  Jonathan Conricus  nuk tha se pse pushtimi tokësor është vonuar pavarësisht spekulimeve për ditë të tëra, në vend të kësaj tha se forcat izraelite do të  “çmontojnë plotësisht Hamasin”.

“Nëse Hamasi do të dilte nga vendet e tij të fshehta, të kthente pengjet, të gjithë 212 prej tyre dhe do të dorëzohej pa kushte, atëherë lufta do të përfundonte” tha zëdhënësi. “Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë ne ndoshta do të duhet të ndërhyjmë dhe ta bëjmë vetë”  shtoi ai.

Duke iu referuar reagimeve ndërkombëtare ndaj përshkallëzimit të javëve të fundit në Lindjen e Mesme, Conricus tha se njerëzit  “do të duhet të mbajnë një qëndrim, sipas moralit të tyre”. “Nëse doni të jeni në anën e terroristëve ose në anën e Izraelit, kjo është zgjedhja juaj”,  tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit