Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në New York, ku sonte do ta përfaqësojë e Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Osmani do ta mbajë një fjalim prej orës 21:00, sipas orës sonë lokale, në raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.
Përmes platformës “X”, Osmani ka treguar se për çfarë do të flasë.
“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin,” shkroi Osmani.
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet raporti e ri gjashtëmujor për situatën në Kosovë që përfshin periudhën nga 19 marsi deri më 18 shtator 2023.
Në këtë mbledhje Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiç.
Today I will join the UNSC mtng on Kosovo, to speak on behalf of our Republic. 🇽🇰
I’ll address the latest developments in our country, following Serbia’s act of aggression & reconfirm our commitment to peace & stability.
Tune in at 9 PM (Kosovo time):https://t.co/0CxgZxIfcd pic.twitter.com/lFltNRXFDQ
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 23, 2023