Studentët e mjekësisë vijojnë protestën në javën e katërt që nga nisja e vitit të ri akademik.
Siç e kishin paralajmëruar, ata kanë nisur protestën e tyre pasditen e sotme në Rrugën e Durrësit, aks i cilën thuajse është bllokuar tërësisht.
Studentët kanë ftuar në tubimin e tyre, studentë, pedagogë, qytetarë e mjekë që t’u bashkohen për dinjitetin dhe të drejtën.
Kjo kategori e studentëve proteston kundër ligjit të miratuar së fundmi që i detyron ata që punojnë deri në 5 vite në Shqipëri dhe të pajisen me diplomën ose të paguajnë tarifën vjetore 2500 euro.
Punë me detyrim ose 2500 euro në vit, studentët vijojnë protestën