Paraditen e sotme përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë janë futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ende nuk dihet qëllimi i vizitës së tyre.
Por ajo që dihet është që kjo vizitë vjen pasi SPAK-u u fut në familjen Berisha, duke arrestuar dhëndrin, Jamarbër Malltezi dhe vendosi në detyrim paraqitje duke i bllokuar pasaportën ish-kryeministrit.
Familja Berisha akuzohet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.