-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, ish-presidenti Meidani: BE nuk e njeh sa duhet Serbinë

Kryesoret

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani në një intervistë të zhvilluar së fundi ka reaguar në lidhje me situatën në veri ndërsa ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk e njohin sa duhet Serbinë.

Meidani u shpreh se Serbia po luan mes Evropës dhe Rusisë, duke u përpjekur të përfitojë në të dyja anët.

Në intervistën për KosovaPress, Meidani thotë se kjo ngjarje tregon se Serbia nuk ka qenë asnjëherë e sinqertë në procesin e dialogut dhe se ka luajtur teatër gjatë gjithë kësaj kohe.

Ai komenton pozitivisht qasjen e Kosovës për të tejkaluar situatën e tensionuar në veri të vendit.

Meidani më tej shtoi se mos sanksionimi i Serbisë tregon se BE nuk e njeh sa duhet.

Serbia ende nuk është sanksionuar nga Bashkimi Evropian për aktin e agresionit në

“Ka një problem, nuk e njohin sa duhet Serbinë dhe orientimin e saj. Ajo po luan midis Evropës-Bashkimit Evropian dhe Rusisë, duke u përpjekur që të përfitojë në të dyja anët. Por, unë mund të them vetëm kaq: historia ka të ardhme dhe për të parë mirë këtë të ardhme është se si do të mbyllet lufta në Ukrainë.

Në qoftë se Rusia humbet, Serbia me këtë lloj loje që bën do humbas. Ajo duhet të mendojë sot që të ndjekë një rrugë, rrugën evropiane,” shton ai.

Ish-presidenti i Shqipërisë komenton edhe raportet mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, ku thotë se elitat politike duhet të bashkëpunojnë.

Meidani u shpreh se firmosja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës si dhe shtoi se nuk ka asgjë të keqe nga dialogu dhe se duhet të vazhdohet ky proces.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit