Kryetarja e grupit parlamentar VV, Mimoza Kusari Lila e ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me zhvillime te fundit në Kosovë.
Gjatë fjalës së saj Kusari u shpreh se sekuestrimi i armëve të gjetura pas sulmit të 24 shtatori ka treguar se ka qenë një përgatitje për një skenar më të gjatë por që nuk u zhvillua deri në fund.
“Armatimi i cili është sekuestruar është me i madhi qe pas luftës në Kosovë. Armatimi i zëne është me i madhi ndonjëherë dhe është i viti 2023. Ishte e prodhuar dhe mbështetur nga fabrika shtetërore serbe. I ka përmendur edhe kryeministri.
Prej nga sasia e se armatimit, lloji e deri te kamuflimi i automjeteve te gjitha këto kane qene te pergatitura për një aksion me te gjate. Fatmirësisht ky skenar nuk u zhvillua deri ne fund,” u shpreh Kusari Lila.
Ajo më tej foli edhe në lidhje me përgjegjësit të cilëve qeveria e Kosovës ka zbardhur emrat e tyre si Vulin dhe Vuçeviç. Sipas saj Vuçiç zgjodhi per njeriun që të ecte skenari.
“Në fakt njeri nuk përjashton tjetër. Nuk përjashtohet Vulin që trehon skenarin e Vuçiç dhe me udhërrëfyese të njëjte qe ështe aneksimi. Zgjodhi njëriun per te ecur me skenarin,” shtoi ajo.