-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani në KS: Kosova ishte preh i një akti agresioni nga Serbia

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqësoi vendin e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

Fjalimin e saj, presidentja Osmani, e filloi dedikuar të mbijetuarve të luftës në Kosovë, sidomos për viktimat e mijërave të dhunuarve gjatë luftës.

Viktimat e dhunës seksuale, sipas saj, zgjodhën jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të përpiqen të jetojnë.

“Ne jemi ngritur nga zeroja për të ndërtuar jetën tonë, për ta ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit, pavarësisht etninë e tyre, mund të jetojnë pa frikë, pa diskriminim,” tha Osmani.

Presidentja më tej shprehu zotimin e shteti të Kosovës për të ecur përpara e jo për të shkuar prapa.

“Jam këtu për të rikonfirmuar se të gjitha institucionet e Kosovës nuk e lejojnë ecjen prapa për lirinë e mundimshme që kemi fituar bashkë me demokracitë nga mbarë bota, sepse Republika e pavarur e sovrane e Kosovës është historia më e suksesshme në historinë e njerëzimit,” deklaroi Osmani.

Presidentja foli edhe për sulmin e grupit terrorist e paramilitar serbë të mbështetur nga Serbia në Banjskë të Zveçanit, ku vra pjesëtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Atë ditë Republika e Kosovës ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia i grupeve terroriste e paramilitare,” deklaroi Osmani në Këshillin e Sigurimit.

“Sot ajo se çka kemi dëgjuar nga Serbia është zgjatje e përpjekjeve për ta nxitur këtë aktin e agresionit.

Në ditën e sulmit institucionet e Kosovës kanë mbajtur kontakte me praninë ndërkombëtare ashtu siç ka qenë historikisht.

Do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë që t’i kundërvihemi akteve të tilla dhe që t’i parandalojmë që ato të mos ndodhin më,” u shpreh Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit