Dy gra izraelite të cilat u liruan nga grupi militant i Hamasit janë transferuar tek ushtria izraelite, tha zyra e kryeminstrit të Izraelit përmes një deklarate të publikuar të hënën.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi më parë lirimin e pengjeve, që militantët e Hamasit po i mbanin në Rripin e Gazës. Kjo është hera e dytë që grupi militant palestinez liron pengje të rrëmbyera gjatë sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit në Izrael.
Deklarata e zyrës së kryeministrit izraelit thotë se gratë e liruara janë Yocheved Lifshitz, 85 vjeç dhe Nurit Cooper, 79 vjeç.
Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, ato rrëmbyen së bashku me burrat e tyre në vendbanimin izraelit Nir Oz, i cili ndodhet përgjatë kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës. Burrat e tyre vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasit, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit izraelit./VOA
Artikulli i plotë këtu.