Hapet procesi për Fredi Belerin. Sot u lexua kërkesa e prokurorisë që shënon nisjen e gjyqit në themel. Në seancën e radhës do të nisë pyetja e dëshmitarëve.
Gjykata e Posaçme në seancën e sotme rrëzoi dy kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore.
Avokatët e Belerit kërkuan edhe përjashtimin e gjyqtarëve, por trupa kërkoi që ta paraqesin me shkrim në sekretari.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi nuk ishin të pranishëm në seancë. U përfaqësuan nga avokatët. Të pranishëm ishin përfaqësues nga ambasada greke dhe kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule.
“Beleri në jug, Radoiçiç në veri”! Vendoset një banderolë në derën e gjykatës