-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kritikat ndaj tij, Vuçiç për opozitën serbe: Po kopjoni Kurtin

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës së tij në spitalin e Leskovcit ka reaguar ditën e sotme sërish në lidhje me letrën e opozitës serbe e cila kërkon sanksionimit të tij personal në lidhje me ngjarjen e 24 shtatorit.

Vuçiç akuzoi politikanët opozitarë se kanë kopjuar kritikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj qeverisjes së tij.

Ai gjithashtu kritikoi Zdravko Ponosh i cili tha se opozita duhet ta fajësoj presidentin serb për rastin e Banjskës.

“Epo, a nuk gjete diçka tjetër pos Kosovës për të më ngacmuar? Për ta ka qenë e rëndësishme që vetëm Kurti ka folur kundër meje…” u shpreh Vuçiç.

Ai akuzoi politikanët e opozitës që kanë qenë më parë në pushtet se kanë vjedhur paratë e qytetarëve dhe “i kanë futur në xhepat e tyre” pa mbajtur llogari të spitaleve dhe të interesit publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit