Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar këtë të martë drejt Greqisë.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit i cili do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.
Siç bëhet e ditur, gjatë qëndrimit në Greqi, Kurti do të ketë dhe takime bilaterale por nuk është konfirmuar se për çfarë nivelesh bëhet fjalë.
Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por për këtë pas shpeshtimit të vizitave dypalëshe, ka pasur paralajmërime se mund të ndodhë.