-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbledhja e OKB-së, Osmani: Gënjeshtrat e Bërnabiç kaluan çdo kufi

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për RTV21 pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së u shpreh se kjo është një javë e rëndësishme.

Ajo shtoi se përtej rëndësisë së kësaj jave nuk dihen të vendoset pika çdo gjëje.

“Natyrisht që është javë e rëndësishme por nuk do të thoja që është javë ku i vihet pika gjithçkaje. Kosova është e përkushtuar që të punojë me partnerët që të gjejmë zgjidhje përpara në mënyrë që marrëveshja e 27 shkurtit, marrëveshja e Brukselit dhe njëkohësisht aneksi i Ohrit i 18 marsit të zbatohen në plotëni, të zbatohen pa kushte dhe të mos ketë vetëm pjesë të caktuar të cilat kërkohen të zbatohen kurse Serbia të ikë nga obligimet e saj. Balancimi dhe vetëzbatimi i drejt dhe i balancuar i marrëveshjes është kyq”, tha Osmani.

Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që hapat përpara të bëhen në koordinim me aleatët.

Osmani komentoi edhe fjalimin e mbajtur nga Serbia për të cilën presidentja tha se ata shfrytëzuan për propagandë dhe se numri i gënjeshtrave të prezantuara nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tejkalon çdo kufi.

“Numri i gënjeshtrave të prezantuara nga Ana Bërnabiç sot tejkalon çdo kufi. Ne i kemi derguar dhe vazhdojmë t’i dërgojmë shteteve anëtare informata të drejtpërdrejta rreth rasteve konkrete që ajo i përmente që në fakt nuk janë fare ashtu siç ka ndodhur.

Por, është më rëndësi që të gjithë ta kuptojnë se po flasim për një qeveri që udhëhiqet nga një ministër propagande i Millosheviçit. Kjo është gjeja që e bëjnë më së mirë. Për fat të keq ajo çfarë bën Serbia në praktikë është dhuna dhe këtë e ka dëshmuar me 24 shtator”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit