-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbledhja e OKB-së, Politikani serb: Krenar për Osmanin, më vjen turp nga fjalimi i Bërnabiç

Kryesoret

Sekretar i Përgjithshëm për Strategjinë Euro-Atlantike si dhe politikan i njohur serb, Boban Bogdanoviç për mes një reagimi në llogarinë e tij në “Twitter” ka folur në lidhje me fjalimet e dy përfaqësueseve të Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Bogdanoviç shkruan se fjalimi i kryeministres serbe, Ana Bërnabiç ishte i turpshëm dhe autokratik.

Ndërsa për fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ai nuk i kurseu lavdërimet duke e quajtur demokratik, si një qytetare e vërtetë e Evropës.

Ai madje u shpreh se ndihej krenar nga fjalimi i Osmanit.

“Si serb dhe qytetar i Republikës së Serbisë, më vjen turp nga fjalimi i djathtë dhe autokratik i Ana Brnabiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Si qytetar i Evropës, jam krenar për fjalimin demokratik të Presidentes Vjosa Osmani,” shkruan Bogdanoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit