Policia në Tiranë ka arrestuar një 56-vjeçare me inicialet L. Gj. pasi dyshohet se ka përvetësuar 8 850 euro nëpërmjet mashtrimit.
Mësohet se 56-vjeçarja ka përvetësuar shumën e parave me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.