Një video virale po qarkullon në rrjetet sociale ku në mes të New Yorkut shihet që në një kamion janë vendosur ekrane në të cilat bëhet thirrje për të mos harruar krimet e serbëve që u bënë gjatë luftës në Kosovë.
Në ekranin e një kamioni që qarkullon në rrugët e Nju Jorkut shihen edhe fotografi që dëshmojnë krimet e Serbisë gjatë luftës.
“Kosova dhe Amerika, kurrë mos harro. Rezoluta 2467 e OKB-së e mban Serbinë përgjegjëse për krimet e luftës”, shihet mesazhi që shfaqet në ekranin e vendosur në kamion.
Videon e ka publikuar në “Twitter” ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj. Sipër saj ajo ka shkruar se kjo është e vërteta dhe asgjë tjetër.
Thank you #NewYork🇺🇸🫶🏼
The truth and nothing but the truth! pic.twitter.com/VZQSqX7Srx
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) October 23, 2023