-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Mbrojtja e Kosovës me model si në Finlandë

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar një koncept të ri për mbrojtjen e vendit, i cili synon të përfshijë më gjerësisht qytetarët në përballimin e emergjencave dhe kërcënimeve të ndryshme.

Ky model, i frymëzuar nga praktikat e Finlandës dhe vendeve baltike, nuk mbështetet në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por kombinon veprimtarinë vullnetare të qytetarëve me strukturat shtetërore dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Një model që i ngjan atij të Finlandës dhe vendeve baltike, ku nuk krijohet thjesht një ushtri e madhe e përbërë nga rekrutë që më pas duhet të strukturohen dhe pajisen, por përkundrazi përcaktohen funksione dhe detyra konkrete për qytetarët në rast të rreziqeve të ndryshme, nga fatkeqësitë natyrore deri te lufta e armatosur,” tha Kurti.

Sipas tij, ky koncept parashikon gjithashtu mobilizimin e shoqërisë në kohë krize, trajnime për qytetarët, bashkëpunim me sektorin privat dhe strukturat shtetërore, si dhe përgatitje civile, duke përfshirë strehime dhe rezervë furnizimesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit