-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roli i kriptovalutave në financimin e terrorizmit

Kryesoret

Roli i kriptovalutave në financimin e terrorizimit dhe grupeve militante është rikthyer në vëmendjen e opinionit, pas sulmeve vdekjeprurëse ndaj Izraelit nga militantët palestinezë të Hamasit.

Izraeli ka konfiskuar llogari të kriptovalutave që ka thënë se janë të lidhura me Hamasin. Ligjvënësit amerikanë i kanë bërë thirrje Qeverisë të parandalojë që Hamasi dhe bashkëpunëtorët e tij të përdorin kriptovaluta.

Por, kriptovalutat janë vetëm një mënyrë që grupet e dhunshme militante dhe grupet që cilësohen si organizata terroriste përdorin për të përfituar para.

Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për rolin e kriptovalutave në financimin e terrorizmit:

Pse përdoren kriptovalutat në financimet e paligjshme?

Çdokush mund të hapë një llogari për kriptovaluta dhe jo gjithmonë duhet t’iu nënshtrohet kontrolleve, që zakonisht bëjnë bankat.

Adresat janë me pseudonime të emëruara me shkronja dhe numra që nënkupton se njerëzit mund të dërgojnë dhe pranojnë kriptovaluta pa zbuluar identitetin e tyre.

Teknologjia “blockchain” (shqip: blloqe zinxhir) mundëson operimin e kriptovalutës në aspektin digjital, përtej kufijve dhe nënkupton se mund të funksionojë si një sistem i pagesave të menjëhershme.

Në botë, kriptovalutat u nënshtrohen rregullave më pak specifike sesa financat tradicionale, edhe pse në disa rajone janë duke u vendosur rregulla të reja për monedhat virtuale.

Task Forca për Veprim Financiar (FATF), trupi botëror përgjegjës për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ka paralajmëruar se asetet e kriptovalutave “rrezikojnë të bëhen një strehë e sigurt për transaksionet financiare për kriminelët dhe terroristët”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit