Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim disa prej ministrave, kryetarin e grupit dhe disa deputetë me peshë të socialistëve. Taulant Balla, Damian Gjinkuri, Bledi Çuçi, Toni Gogu, Niko Peleshi dhe Nasip Naço ishin në takim.
Edhe pse nuk ka detaje se çfarë është diskutuar duket mjaft e vështirë që të jetë anashkaluar aktualiteti politik, furtuna e SPAK-ut në shtëpinë e Sali Berishës, arrestimin e dhëndrit dhe caktimin e dy masave të sigurisë për ish-kryeministrin.