SPAK po vendos në sekuestro 25 pasuri të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës. Dje u sekuestruan pasuritë e para duke nisur nga vila në Gjirin e Lalzit.
Në këtë vilë jo vetëm familja Malltezi, por edhe Berisha me familjen kalonin shpesh fundjava dhe ditë në muajt e verës. Edhe ish-kryeministri postonte shpesh foto nga vila buzë detit.
Prokuroria e Posaçme e ka marre kete vendim ne kuader te dosjes hetimore per privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Jamarber Malltezi u arrestua te shtunen ne mbremje ne Rinas me akuzen e korrupsionit pasiv dhe te pastrimit te parave.
Bashke me te u arrestua edhe ortaku i tij ne ndertimin e pallateve tek ish-kompleksi Partizani, Fatmir Bektashi, ndersa per Sali Berishen ne ate kohe kryeminister, u dha masa “detyrim paraqitje”.
Shteti bllokon pronat e Jamarbër Malltezit tek ish-kompleksi “Partizani”